MENU
klinika

Skena të pazakonta në Champions League

Ish-futbollisti i Milanit kafshon kundërshtarin

13.07.2023 - 17:38

Slovan Bratislava dhe Hesperange barazuan 1-1 në Sllovaki, për ndeshjen që vlente turin e I kualifikues të Champions League. Përballja pati edhe një moment që nuk kishte lidhje me futbollin, teksa pamjet bënë xhiron e rrjetit.

Ish-futbollisti i Milanit, Jurai Kucka ka kafshuar kundërshtarin nga Luksemburgu, Nega Ekofo. Në një dyluftim, dyshja e gjeti veten të shtrirë në fushën e gjelbërt, me Kuckën që imitoi Luis Suarez (kafshimi i famshëm kundër Chiellinit në Botëror).

Arbitrit ukrainas Viktor Kopjevskit i ka munguar ai detaj, por jo dhomës së VAR-it, ndaj në fund pas rishikimit të videos i është dashur t’i tregojë 36-vjeçarit sllovak rrugën për në dhomat e zhveshjes pas kartonit të kuq.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës