MENU
klinika

Kërkesa në UEFA

Italia dhe Turqia presin së bashku Kampionatin Europian

28.07.2023 - 15:27

Kthesë në UEFA për Kampionatin Europian 2032. Italia dhe Turqia janë bërë bashkë për të pritur kompeticionin më të rëndësishëm për kombëtaret në Europë. Bëhet fjalë për pesë stadiume në secilin shtet, teksa ndeshja hapëse do luhej në Turqi (me gjasë në Stamboll) dhe finalja në Itali (mundësisht ‘Olimpico’ në Romë).

Më herët Italia ka kërkuar ta organizojë vetë këtë event, teksa duket se dy federatat e futbollit janë bërë bashkë dhe Euro 2032 do zhvillohet në Itali dhe Turqi. Grupet do të ndahen mes dy vendeve dhe për sa i përket stadiumeve në Itali, në vend të 10 impianteve të planifikuara (Milano, Torino, Verona, Genova, Bolonja, Firence, Roma, Napoli, Bari dhe Cagliari) do të luhen në pesë, që ende nuk janë vendosur, bën me dije Gazzetta dello Sport.

Më 12 prill, FIGC (federata italiane) prezantoi dosjen e saj në UEFA, “frymëzuar nga një Rilindje e Re”, siç tha presidenti Gabriele Gravina, i cili gjithmonë e ka konsideruar caktimin e Kampionatit Evropian një hap kyç për rrugën e qëndrueshmërisë së futbollit italian, veçanërisht në frontin e infrastrukturës. Mundësia e organizimit të Kampionatit Europian “në mes” nuk është aspak për të ardhur keq, ndërsa bashkëpunimi pritet i frytshëm me Turqinë, nëse miratohet.

Nuk është hera e parë që Kampionati Europian zhvillohet në dy vende të ndryshme. Ndodhi në Belgjikë dhe Holandë në 2000, Austri dhe Zvicër në 2008 dhe Poloni e Ukrainë në 2012. Për edicionin 2020 (më vonë u luajt në 2021 për shkak të Covid), atë të triumfit të Italisë në Wembley, u zgjodh për evropianin udhëtues. Kampionat dhe model që UEFA nuk ka ndërmend ta përsërisë. Sigurisht që dyshja Itali-Turqi është ndryshe nga e kaluara, jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por edhe nga ajo politike.