MENU
klinika

Arrestimi me urdhër të SPAK

Ja si ‘bosët’ në Shkodër fusnin në kurth policët dhe rivalët, vëzhgonin çdo lëvizje

28.07.2023 - 20:21

Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të tetë personave, nëntë të tjerë janë në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza. Nga pamjet e nxjerra nga policia e Shtetit u evidentua se në Shkodër kishte një qendër monitorimi që përdorej nga eksponentët e krimit.

Gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale të mëposhtme: 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi, 3 armë gjahu, 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.