MENU
klinika

Vendoset sot nga UEFA

Juventusi drejt përjashtimit nga Europa

28.07.2023 - 15:29

Juventusi pret sot vendimin e UEFA-s për përjashtimin ose jo nga Conference League sezonin e ri. Për shkak të shkeljeve financiare, plusvalencave dhe lëvizjeve jo të rregullta tatimore, “Zonja” pritet mos marrë pjesë në Europë. Pas gjobës nga Federata Italiane e Futbollit, hetimi i UEFA duket se do jetë më i rëndësishëm për të ardhmen e bardhezinjve.

Veç dënimit dhe largimit nga CL sezonin që vjen, Juve do përballet edhe me një gjobë nga organi i futbollit evropian. Në Torino janë të gatshëm të heqin dorë nga Conference League, një vendim i pritshëm dhe i kërkuar nga bardhezinjtë, që nuk do humbisnin shumë në aspektin ekonomik, duke qenë se Conference nuk vlen sa Champions League.

Me një dënim të mundshëm, Juve do mbyllte kapitullin e fitimeve kapitale dhe do ishte “e pastër” për vijimin e sezonit të ri pa hetime dhe gjyqe. Në rast dënimi të “Zonjës”, Fiorentina do zërë vendin e tyre në Conference League, duke qenë të renditur një vend më poshtë në Serie A sezonin e fundit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës