MENU
klinika

prezantohet Cristiano Giuntoli

Juventusi me një drejtor kampion

07.07.2023 - 15:44

Cristiano Giuntoli është drejtori i ri sportiv i Juventusit. Një javë pas ndarjes me Napolin, 51-vjeçari toskan i bashkohet ekipit drejtues të bardhezinjve duke nënshkruar një kontratë pesë vjeçare. Më 4 korrik, Giuntoli kishte kontaktuar tashmë me Zonjën e Vjetër dhe akordi ishte total mes palëve.

Në karrierën e tij ai ka punuar me Spezian, Carpin dhe Napolin, me këta të fundit që sezonin që sapo u mbyll fituan titullin e tretë kampion në Serie A. Giuntoli do takojë Massimiliano Allegrin javën e ardhshme, pas kthimit të trajnerit nga pushimet. Prioriteti i drejtorit të ri sportiv është të vazhdojë me transferimin e elementëve jashtë projektit (Arthur, McKennie, Zakaria, Alex Sandro dhe Luca Pellegrini ), për të vazhduar më pas me përforcimet.

Me siguri do të duhet të vijë një zëvendësues për Di Marian, por edhe afrimin e Milinkovic-Savic. Marrja e serbit lidhet me largimin e Paul Pogba, i kërkuar në Arabinë Saudite.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës