Për të tetin sezon me rradhë, përjashtuar vitin e pandemisë 2020, është zhvilluar në Sarisalltik të Krujës gara e Hill Climb me pjesmarrjen e 32 pilotëve. Kjo gara është e vetmja që zhvillohet në Shqipëri dhe e vlefshme për FIA CEZ (zonën e Evropës Qëndrore) ku pas një xhiro provë dhe dy garave renditja e podiumit ishtë:
1.Gazmend Demolli (Kosova) – Koha më e mirë: 2:12.897
2.Laszlo Szasz (Hungari) – Koha më e mirë: 2:14.758
3.Gentjan Shaqiri (Shqipëri) – Koha më e mirë: 2:21.162
Pas tre vitesh fitore radhazi në 2019, 2021 dhe 2022, Szasz thyhet në Krujë nga Demolli. Gentjan Shaqiri debuton në garën e Krujës me Renault Tattuus 2000 duke u renditur në vendin e tretë. Shaqiri është piloti i parë shqiptar që garon në kategorinë më të lartë të kampionatit të FIA CEZ në disiplinën Hill Climb. Në këtë garë morën pjesë 6 garues nga Shqipëria, 14 nga Kosova, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia e Veriut, 1 nga Bosnjë-Hercegovina, 1 nga Serbia dhe 1 nga Hungaria.
Në garë mori pjesë edhe një pilote femër, Arjeta Rysha nga Kosova, e cila garon në Grupin e 5-të të FIA CEZ dhe u nderua edhe me çmimin “Women in Motorsport”.
Një garë spektakolare që dhuroi emocione dhe spektakël për fansat që e ndoqën nga afër.