Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Badhi ka reaguar për kërkesën që SPAK i ka dorëzuar sot Kuvendit të Shqipërisë, për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Përmes një postimi në Twitter, deputeti demokrat e ka cilëuar si të drejtë një vendim të tillë, por të vonuar gjithashtu. Sipas tij Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke bërë një hetim të plotë e të thelluar, madje duke përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama.
“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.
Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zv. KM.”, shkruan Bardhi.