31.07.2023 - 11:34
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente të thirrur nga Kryetari i Këshillit, Alfred Balla.
Sipas KLP, dy vendimet që u morën sot janë:
-Pezullimi nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
-Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.
Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Prokuror, biznesmenë dhe ish-drejtues policie
Megaoperacioni i SPAK/ Kush janë të arrestuarit
"Mes 15 urdhër-arresteve dhe emri i personazhit të frikshëm që..."