Nuk fiton në pistë një titull kampion prej 15 vitesh, por Ferrari është skuderia më e shtrenjtë në botën e Formula 1. Në një publikim të “Forbes”, skuderia italiane vijon të jetë më e shtrenjta, duke kapur një vlerë prej 3.9 miliadrë dollarësh në treg. “Kokëkuqja” lë pas skuadra si Mercedes dhe Red Bull, që paçka se kanë bërë mirë në vitet e fundit nuk e konkurrojnë dot në aspektin ekonomik Ferrarin.
Të gjitha skuadrat kanë njohur një rritje të vlerës së tyre, çka e bën këtë sport mjaft tërheqës në aspektin ekonomik. Skuadrat kanë njohur një rritje me 276 përqind krahasuar me vitin 2019, kur Forbes ka bërë analizën e fundit.
Makina lider për sa i përket vlerës së saj mbetet Ferrari me 3.9 miliardë dollarë, me një rritje prej 189 përqind krahasuar me vitin 2019. Pas saj vjen Mercedes dhe më pas Red Bull, që gjithashtu njohin një rritje të vlerës.
Vlera e makinave në Formula 1:
Ferrari, 3.9 miliardë $
Mercedes, 3.8 miliardë $
Red Bull, 2.6 miliardë $
McLaren, 2.2 miliardë $
Alpine, 1.4 miliardë $
Aston Martin, 1.3 miliardë $
Alpha Tauri, 1.1 miliardë $
Alfa Romeo, 0.9 miliardë $
Haas, 0.78 miliardë $
Williams, 0.72 miliardë $