MENU
klinika

Rregullat e reja s'lënë vend për manovra

Kompanitë e kriptove nuk mund të fshihen më

17.07.2023 - 13:30

Kompanitë e kriptomonedhave tashmë e kanë të pamundur të fshehin veprimtarinë e tyre, pasi rregullat e reja global enuk lënë më asnjë hapësirë për manovra. Bashkimi Europian ka miratuar tashmë grupin e parë gjithëpërfshirës të rregullave në botë për tregjet e kriptoaseteve

Bordi i Stabilitetit Financia i G20 – ës, bëri të qartë se rregullat e pranuara globalisht nuk i lënë firmave të kriptove asnjë alternativë veçse të prezantojnë masa mbrojtëse bazë për të parandaluar goditjet e papara në shkëmbimin FTX dhe viktima të tjera të kriptove.

Ky bord publikoi rekomandimet përfundimtare të kërkuara nga G20 për mbikëqyrjen e firmave që tregtojnë kriptoasete si bitcoin. Mbikëqyrësi rishikoi gjithashtu rekomandimet e tij ekzistuese për monedhat e qëndrueshme në një moment që shënohet rënie e monedhave TerraUSD/Luna.

Të dyja huazojnë shina mbrojtëse universale nga financat kryesore përpara se sektori të rritet mjaftueshëm për të paraqitur një kërcënim për stabilitetin financiar duke u fokusuar në qeverisje të fuqishme për të shmangur konfliktet e interesit dhe menaxhimin e duhur të rrezikut; si dhe zbulimet për të siguruar që paratë e klientit të ndahen nga paratë e kompanisë.

Më tej në rekomandim theksohej se siç kanë dëshmuar ngjarjet e fundit, nëse lidhjet me financat tradicionale do të rriteshin më tej, përhapjet nga tregjet e kriptoaseteve në sistemin më të gjerë financiar mund të rriteshin.

Rënia e FTX në nëntor 2022 theksoi dobësitë nga firmat e kriptos dhe bordi i stabilitetit financiar tha se të gjitha vendet duhet të zbatojnë rekomandimet, edhe ato që nuk janë anëtarë të mbikëqyrësit. FTX ishte me qendër në Bahamas, dhe nuk ishte një anëtar i bordit.

Kjo është arsyeja se pse tashmë është vendosur që lojtarët e kriptoaseteve duhet të ndalojnë së vepruari jashtë perimetrit rregullator ose në mospërputhje me rregullat ekzistuese.

Bitcoin ka arritur nivelet më të larta të 13 muajve pasi sektori rimëkëmbet nga trazirat e vitit të kaluar, i përforcuar nga një fitore ligjore historike për Ripple Labs të enjten, e cila kishte sfiduar rregullatorët se sa larg duhet të hyjnë argumentet nën ligjin e letrave me vlerë të SHBA.

Bashkimi Europian ka miratuar tashmë grupin e parë gjithëpërfshirës të rregullave në botë për tregjet e kriptoaseteve, por standardet minimale të ‘bazës globale’ të bordit të stabilitetit financiar janë krijuar për të akomoduar juridiksionet që duan të shkojnë më tej. Normat e reja pritet të bëhen më të hollësishme nga masa shtesë nga Komiteti i Bazelit dhe IOSCO, mbikëqyrësit globalë të bankave dhe letrave me vlerë.