MENU
klinika

"Nuk ishim për njëri-tjetrin…"

Kristi Aliaj i vë ‘kapakun’ lidhjes me Keisin

24.07.2023 - 11:36

Kristi Aliaj dhe Keisi Medini u njohën dhe krijuan një romancë brenda “BBV”, e cila nuk zgjati shumë pasi kjo e fundit vendosi që ta vazhdojnë sapo të dalin jashta shtëpisë.

Pas daljes nga ky reality show asnjëri nga ata nuk e mori hapin për të vazhduar lidhjen e tyre, ndërsa historia e tyre e dashurisë ngeli e hapur.

E teksa të dy ish-konkurentët janë pjesë e spektaklit “Kepi i Vip-ave”, së fundmi ata kanë sqaruar një herë e mirë këtë histori.

Keisi dhe Kristi kanë zhvilluar një bisedë së bashku, ku ky i fundit tha se nuk ka mbetur më asgjë mes tyre, duke treguar kështu se historia e tyre e dashurisë është mbyllur përfundmimisht.

“Nuk kisha më asgjë. As “feeling”, tani mos bëj sikur unë po të refuzoj, se nuk është kontekst refuzimi. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk kishim shans”, i tha Kristi Keisit.