Gara ndërkombëtare Hill Climb “Trofeu Skënderbej” zhvillon edicionin e 8-të, këtë vit.
Gara e vetme në vendin tonë, e regjistruar në FIA dhe e vlefshme për një kampionat europian, siç është Hill Climb për Zonën e Europës Qendore (CEZ-FIA). Ky është eventi më i rëndësishëm i motorsportit që zhvillohet në Shqipëri, me pjesëmarrjen e pilotëve të huaj.
Gjatë të gjithë këtyre viteve, ky event ka tërhequr vëmendjen e medies dhe fotoreporterëve të shumtë.
Nis Kampionati i Hill Climb “Trofeu Skënderbej” 2023, i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Automobilizmit në bashkëpunim me për Zonën e Europës Qendore (CEZ-FIA), që zhvillohet ditën e sotme në malin e Krujës, rezervon një spektakël të vërtetë, në disiplinën e kësaj kategorie garash, përgjate gjithë ditës, për të kulmuar me ceremoninë e çmimeve.
Me pjesëmarrjen masive prej gati 40 garues, si anjëherë në historikun e këtij kampionati, që tanimë numëron 8 edicione të dhjetëra pilotëve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia etj.
Gara e makinave të shpejta, do të përçojë adrenalinë dhe emocione të shumta tek admiruesit dhe publiku i gjerë.