MENU
klinika

Humb jetën 46-vjeçari

Krujë/ Qëllohen me plumba dajë e nip

04.07.2023 - 07:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së të hënës në fshatin Larushk, në Krujë, ku dajë e nip janë qëlluar me breshëri plumbash në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.

Nga të shtënat ka mbetur i vdekur 46-vjeçari Ramazan Sino, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, 18-vjeçari Alvi Bejtja, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në pborrin e banesës së Gentian Bejtjas, i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013-ën.

Pas krimit në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.
Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.