Tre lojtarë të Romës ishin të pranishëm në stërvitjen e radhës në Trigoria. Siç raportohet nga Sky Sport , Stephan El Shaarawy, Tammy Abraham dhe Marash Kumbulla ishin të parët që hynë në ambientet stërvitore të Romës përpara kampit të stërvitjes para sezonale të skuadrës.
El Shaarawy ndërpreu pushimet e tij dhe u kthye në kryeqytet për të nënshkruar marrëveshjen e tij të re me klubin kryeqytetas. Ndërkohë, Tammy Abraham dhe Marash Kumbulla po i nënshtrohen rehabilitimit dhe terapisë përkatëse për t’u rikuperuar nga dëmtimet në gju, të cilat ka të ngjarë t’i mbajnë ata jashtë fushës deri vitin e ardhshëm.
Mbrojtësi i Kombëtares, Kumbulla u lëndua në ndeshjen kundër Milanit gjatë fundit të sezonit të shkuar, duke bërë që të operohet në gju, me lëndimin që do e mbajë jashtë deri në janarin e 2024. Lajmi i mirë kthimi në stërvitje për Marashin, që së fundmi u bë baba i një vajze.