MENU
klinika

Ndryshime në skemën e Sigurimeve

Kur do të merret vendimi për rritjen e pensioneve?

22.07.2023 - 12:59

Qeveria ka nisur së fundmi përgatitjen e një plani për heqjen e detyrimit për të paguar sigurime shoqërore nga pensionistët e vetëpunësuar. Projekti u prezantua nga zëvendësministrja e Financave Olta Manjani. Sa i përket rritjes së pensioneve, përfaqësuesja e qeverisë tha se vendimi do të merret në tetor. Opozita edhe një herë ka tërhequr vëmendjen për pensionet e ulëta në Shqipëri, duke mos kursyes as ironitë. Heqja e detyrimit për pagesën e sigurimeve do të duhet të miratohet më pas në Parlament e do të hyjë në fuqi vetëm pas dekretit të presidentit. Pra pensionistët do të presin tetorin për të mësuar se sa do të rriten pensionet.

Ndryshimet në skemën e Sigurimeve Shoqërore

Ndërkohë, kujtojmë se pak javë më parë qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Sipas ndryshimeve: “Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat”. Një tjetër ndryshim sanksionon që “Përfituesve të pensionit të pleqërisë, të cilët, ndërkohë që tërheqin këstin mujor të pensionit janë të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat, nuk u njihet periudha e punësimit si periudhë sigurimi, për efekte përfitimi nga ky lig”. Sipas të dhënave nga INSTAT janë rreth 16% e personave mbi 65 vjeç, të cilët raportohen që vazhdojnë dhe punojnë. Ligji ka sjellë ndryshime dhe për sektorin e teknologjisë së informacionit: “Personat e punësuar, me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas ligjit nr.58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.”. Sipas një tjetër ndryshimi, po në të njëjtin ligj: “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.”. Në projektligjin e miratuar nga qeveria, parashikohet se personat që përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, janë përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat.

Projektligji

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “për sigurimet shoqërore në republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 10, “Masa e kontributeve”, bëhen shtesat e mëposhtme: Pas fjalisë së tretë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.”. Në fund të nenit 10 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Personat e punësuar, me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas ligjit nr.58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.”. Neni 2 Pas nenit 15, “Pagesa e kontributeve”, shtohet neni 15/1, me këtë përmbajtje: “Neni 15/1 Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat.”. Neni 3 Pas pikës 4, të nenit 57, “Tërheqja e kësteve të përfitimit”, shtohet pika 5, me këtë përmbajtje: “5. Pagesa nuk ndalohet nëse përfituesi i pensionit të pleqërisë punon në sektorin privat si i punësuar apo i vetëpunësuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza nga "AlJazeera"/ Mosha e vjetër, e pasur me përvojë!

A mund të sjellë plakja e popullsisë një bum ekonomik?