MENU
klinika

Vulin u sanksionua nga SHBA-të

Kurti: BE-ja duhet të ndjekë shembullin e Amerikës

14.07.2023 - 14:36

 Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandër Vulinit në Serbi tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon edhe paqen dhe sigurinë në rajon. Ai në një postim në Twitter i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë… “, shkruan Kurti.

Kurti i është ‘bashkëngjitur’ thirrjes së Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së që të ndjekë shembullin e SHBA-së.

Aleksandër Vulin, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri (BIA) në Serbi është vendosur në listën e zezë të SHBA-së, bëhet e ditur në faqen e internetit të Departamentit të Financave të SHBA-së. Vulin është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin