MENU
klinika

Ja për çfarë po fliste Kurti

Si nisi përleshja në Kuvendin e Kosovës

13.07.2023 - 12:34

Pak para se kryeministri Albin Kurti të sulmohej nga deputetët e PDK-së, kreu i qeverisë ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e arritur me BE-në për uljen e tensioneve në Veri. Gjatë fjalimit opozita e thërriste “rrenc”. Në këtë moment kryeparlamentari ka bërë thirrje për qetësi, por situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës. Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë kreun e qeverisë, në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thirrur menjëherë policinë për të neutralizuar situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin