MENU
klinika

Pas thirrjes së BE

Kurti tërheq 25% e Policisë së Kosovës nga objektet komunale

13.07.2023 - 12:42

25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë atje, Veton Elshani. “Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tregoi Elshani.

Reduktimi ka nisur të mërkurën në mbrëmje, bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës dhënë Bashkimit Evropian. Reduktimi i policëve është pjesë e planit katër-pikësh të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës në veri.

Marrëveshja parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit.

Tash e më shumë se një muaj në Veri ka pasur tension, pasi serbët lokalë që në raste protestonin dhunshëm kundërshtonin kryetarët shqiptarë në komunat veriore dhe policët e Kosovës për rreth.

Pas këtij ekzekutimi, hapi i dytë është monitorimi i situatës nga Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, çka do të pasojë me reduktim edhe të mëtejmë të policisë dhe më pas mbajtja e parakohshme zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Hapi i fundit është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Ankesit të saj./REL

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin