MENU
klinika

Emri/ U ekzekutua me 5 plumba

Kush është shqiptari që iu bë atentat pranë banesës në Greqi!

27.07.2023 - 10:15

Erald Jonuzi, është 37-vjeçari shqiptar, i ekzekutuar me 5 plumba në Greqi pak pas mesnatës së të mërkurës.

Viktima sapo kishte dalë nga makina për të hyrë në pallatin ku banonte rrugën Vizyinou në Evosmos kur u qëllua për vdekje.

Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, ku njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ai ka pasur precedentë penalë në vitin 2009 për kalim te paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Ai thirrur si deshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Collakut në vitin 2009, shokut të tij të femijerisë të ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

Si ndodhi ngjarja:
Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës të së mërkurës (27 korrik) kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi.

Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin atentatorët e tij.

Vrasësit kanë qëlluar disa herë drejt 37-vjeçarit dhe ambulanca është njoftuar nga një banor që ka dëgjuar të shtënat.

Ai është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë disa minuta më vonë. Dyshohet se ngjarja ndodhi për larje hesapesh mes bandave rivale.