MENU
klinika

"Toka në Shkollë"

Kushi: Nismës i bashkohen edhe disa nxënës shumë të veçantë

26.07.2023 - 18:30

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një postim në rrjete sociale informoi se Instituti i Edukimit të Veprave Penale në Kavajë është pjesë e nismës “Toka në Shkollë”.

Djemtë e këtij instituti janë kujdesur për kultivimin e disa lloje produkteve bujqësore në kopsht.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI:

Çdo pune mund t’i korrim frytet e saj.

Nismës sonë “Toka në Shkollë” iu bashkuan edhe nxënës të Institutit të Edukimit të Veprave Penale Kavajë, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer kultivuese, rehabilituese dhe edukuese.

Kultivimi i ndjenjës dhe dëshirës për punën zgjoi tek këta djem dashurinë për tokën, kujdesin ndaj saj edhe në këto ditë të nxehta vere, duke kultivuar produkte bio në kopshtin e institucionit të tyre.

Djemtë e IEVP Kavajë kanë kuptuar se puna e ndershme, e pastër dhe me dinjitet vlen më shumë se gjithçka.