Kjo fundjavë do rikthejë sërish në pistë pilotët e Formula 1. Në pistën e SPA Franchorchmps do zhvillohet Çmimi i Madh i Belgjikës, me Ferrarin që do përpiqet të ndalë dominimin e Red Bull.
Për këtë ka folur edhe Charles Leclerc, piloti i “Kokëkuqes” që duket i dorëzuar në garën për titullin kampion. Piloti nga Monaco kërkon që në fund skuderia italiane të jetë e dyta në garën për konstruktorë.
Leclerc shpreson se tendenca e fundit në pistë mund të ndryshojë. “Unë gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time, Spa është e veçantë sepse është vendi ku fitova garën time të parë, edhe nëse nuk mund ta festoja për shkak të vdekjes së Hubert një ditë më parë. Por kjo është një garë ku mund të presësh emocione dhe duket se do të jetë e fortë”.
Si mundet Ferrari të rifitojë konkurrencën me Red Bullin? Për këtë ka folur Leclerc. “Ne duhet të fokusohemi në detajet e gjithë fundjavës, kjo mund të ndikojë në rezultate, ne jemi mjaft të shpejtë dhe po luftojmë për t’u rikthyer në nivelet tona. Ka pasur përparim, por nuk ka mjaftuar, sot jemi afër të tjerëve por Red Bull u largua shumë”, vijoi piloti.
Drejtori i ekipit Fred Vasseurai pret një reagim nga dy pilotët e tij.
“Ne jemi pas dy garave në të cilët nuk mundëm të realizonim potencialin e SF-23. Belgjika na ofron mundësinë për të rifilluar procesin e përmirësimit të filluar në Kanada dhe të ndërprerë së fundi nga qëndrime shumë të kujdesshme dhe madje edhe nga disa gabime. Charles dhe Carlos Sainz janë dy nga pilotët më të fortë në Formula 1, por ne duhet t’i vendosim ata në një pozicion për të shfrytëzuar talentet e tyre”, tha drejtoi.
Me 281 pikë, Max Verstappen me Red Bull “ka vrarë” kampionatin dhe po i drejtohet trofeut të tretë kampion, teksa pas tij është shoku i skuadrës, Sergio Perez me 171 pikë.