Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe, studiues dhe gjuhëtar i njohur që gjithë jetën e kaloi në emigrim. Ai ka drejtuar katedrën e Albanologjisë në Mynih.
Martin Camaj lindi më 21 korrik 1925 në Temal të Mbishkodrës. Në Shkodër ka qenë nxënës i shkollës së jezuitëve italianë, Collegium Xaverianum. Pas shkollimit punoi mësues në fshatrat malësorë. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë dhe pas një kohe ishte i detyruar të jetonte në ilegalitet derisa ia arriti me arratisej në Jugosllavinë fqinje.
Prej 1949 deri më 1955 studioi për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd. Filloi të punonte disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmën e ish mësuesve italianë u shpërngul në vitin 1956 në Romë ku e mbaroi, në vitin 1960, disertacionin. Prej vitit 1961 punoi pedagog albanologjie në universitetin e Mynihut; prej vitit 1971 deri në vitin 1990 si titullar i profesurës së albanologjisë të cilën ai e kishte themeluar.
Camaj në Prishtinë, botoi dy librat e parë “Nji fyell ndër male” (1953) dhe “Kanga e vërrinit” (1954), dhe me të zë fill poezia shqipe në Kosovë.
Martin Camaj ka shkruar poezi, prozë dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.
Poezia e Martin Camajt u përkthye në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane.
Martin Camaj vdiq në Mynih më 12 mars 1992.