MENU
klinika

"Mundësi fantastike, jam shumë i etur të ndihmoj shtëpinë time të re'

Lionel Messi është i Inter Miamit, largohet nga futbolli elitar

16.07.2023 - 10:49

Inter Miami konfirmon transferimin e Leo Messit. Ndërsa, Messi shtatë herë fitues i Topit të Artë ka dhënë deklaratën e tij të parë si futbollist i Inter Miamit.

“Jam shumë i emocionuar që filloj këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miami dhe në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur. Ideja është të punojmë së bashku për të arritur objektivat që kemi vendosur dhe unë jam shumë i etur të filloj të ndihmoj këtu në shtëpinë time të re”, ka thënë Lionel Messi.

Ekipi amerikan që luan në MLS ka njoftuar në rrjetet e tij sociale për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Messi do të debutojë për Inter Miamin më 21 korrik ndaj Cruz Azul.

Kampioni i botës largohet kështu nga futbolli elitar evropian pasi ka fituar gjithçka me Barcelonën, PSG dhe Argjentinën, duke qenë në fundin e karrierës.