Lajm i rëndësishëm në futbollin italian. Pas kërkesës së Lega Serie A, Federata Italiane e Futbollit ka prezantuar një rregullore të re që prodhon një ndryshim thelbësor edhe nga këndvështrimi i tregut. Lojtarët me nënshtetësi britanike dhe zvicerane do të trajtohen si lojtarë të BE-së në të gjitha aspektet.
Pasojat në treg
Ky ndryshim mund të ketë pasoja të menjëhershme në strategjitë e tregut të klubeve të ndryshme të Serisë A. Milani për shembull, do të jetë në gjendje të regjistrojë një tjetër lojtar jo të BE-së pas Chukëueze, pasi ka liruar hapësirën që ishte zënë nga anglezi Loftus-Cheek. Lazio ka në fokus rusin Zakharyan dhe anglezin Hudson-Odoi, duke qenë se ky i fundit barazohet me një futbollist të BE-së, klubi bardhekaltër mund t’i regjistrojë të dy.