MENU
klinika

20 vite pas...

Lufta për Tajvanin dhe rreziqet për ekonominë

01.07.2023 - 10:00

Një konflikt ushtarak mbi Tajvanin do ta kthente ekonominë globale me dekada mbrapa për shkak të ndërprerjes gjymtuese të zinxhirit të furnizimit të gjysmëpërçuesve thelbësorë, sipas kreut të një prej prodhuesve kryesorë të mikroçipëve në ishull.

Tajvani, një demokraci vetëqeverisëse rreth 100 milje larg Kinës, prodhon mikroçipet më të avancuara në botë, trurin brenda çdo teknologjie, nga telefonat inteligjentë dhe makinat moderne deri te inteligjenca artificiale dhe avionët luftarakë.

Kina pretendon Tajvanin si territorin e saj dhe ka thënë se do të ishte e gatshme të përdorte forcën për të marrë kontrollin e ishullit, megjithëse nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor për ta bërë këtë.

Zyrtarisht, SHBA dekurajon konfliktin por mban një qëndrim neutral, megjithëse presidenti Joe Biden ka sugjeruar vazhdimisht se ai do të ndërhynte për të mbrojtur Tajvanin.

Nëse industria do të ndërpritet nga konflikti ushtarak, ndikimi në ekonominë globale do të ishte “i madh”, tha Miin Wu, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i prodhuesit tajvanez të çipave Macronix.

“Mendimi im është se do të kthehemi të paktën 20 vjet prapa,” i tha ai NBC News të hënën.

Megjithëse Tajvani mund të jetë i vogël, Malcolm Penn, shefi ekzekutiv i konsulentit britanik të industrisë së gjysmëpërçuesve Future Horizons, pajtohet me Wu se një luftë mbi ishullin do ta “gjunjëzonte botën” për shkak të ndërprerjes së furnizimit global të çipave.

“Do ta bënte Covid-in të duket si një shëtitje në park,” theksoi ai. Robert Tsao, një miliarder tajvanez që u bë i pasur me gjysmëpërçuesit, ra dakord po ashtu se një luftë do të ishte “katastrofike për interesat ndërkombëtare” të SHBA-së dhe botës.