MENU
klinika

Kampione e Ballkanit në Serbi

Luiza Gega e para sportiste shqiptare që kualifikohet për në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

22.07.2023 - 17:25

Atletja Luiza Gega është bërë sportistja e parë shqiptare që ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Paris 2024. Rekordmenia shqiptare ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Serbi, duke vendosur kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat, teksa ka qenë brenda kufirit për kualifikim.

Këtë paradite, në Kraljevo të Serbisë, Gega ka fituar garën me një kohë më të mirë se kundërshtaret, teksa veç medaljes së artë në Kampionatin Ballkanik ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e “Paris 2024”.

Norma për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike ishte koha poshtë (9 minuta 23 sekonda 00 të qindtat), me Gegën që ia ka dalë të sigurojë një tjetër sukses.

Pak javë më parë, Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni. Atletja shqiptare la gjithë garueset pas vetes në garën e 3 mijë metrave me pengesa, teksa vendosi rekord të ri evropian me kohën 9 minuta 17 sekonda dhe 31 të qindtat.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës