MENU
klinika

Nisi sherrin në Kuvendin e Kosovës

Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radoiçiçit dhe argatëve te tij

13.07.2023 - 15:04

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përplasjes së sotme në Kuvend, ku fillimisht hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti e më pas u përplas me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Në një postim në rrjete sociale Lushtaku shkruan se veprimi i tij erdhi kundër Radoiçiçit, i cili përmendet në audio-përgjimin e deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç.

“Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”, ka shkruar Lushtaku.