MENU
klinika

Vera "e nxehtë" e presidentit francez

Macron mund të përfundojë si Napoleon Bonaparti…

01.07.2023 - 15:45

Franca mund të përballet me një verë trazirash të shkaktuar nga dhuna e policisë që përhapet në të gjithë vendin, duke ndarë një komb gjithnjë e më të polarizuar dhe duke e shtyrë atë në ekstreme.

Megjithatë, siç shkruan “The Telegraph”, Emmanuel Macron do ta ketë humbur bastin e tij të “njëqind ditëve”.

Dy muaj më parë, presidenti francez, pas betejës së ashpër për reformën e ligjit të pensioneve, premtoi se do të ndryshonte situatën e qeverisë së tij në 100 ditë, me masa ambicioze për sistemin e punësimit, arsimit dhe drejtësisë.

Por të shtënat nga policia të martën e kaluar, ndaj një 17-vjeçari nga Nanterre ka shkaktuar zemërim dhe trazira në mbarë vendin.

Siç shkruan britanikja “The Telegraph”, protestat pas tre ditësh, duken sikur mund të çojnë në një ripërsëritje franceze të verës amerikane të vitit 2020, pas vrasjes së George Floyd: qytete në thuajse rrethim, një zhvendosje e pllakave tektonike, në të cilat marrëdhëniet racore dhe shoqërore shkatërrojnë çdo kompakt shoqëror që kishte mbetur.

Macron sigurisht ka luajtur një rol në të. I pavëmendshëm ndaj parimit të ndarjes së pushteteve, pa pritur rezultatet e marrjes në pyetje gjyqësore të dy policëve të përfshirë, ai nxitoi të dënojë publikisht të shtënat dhe të kërkojë “drejtësi të shpejtë”.

Me fjalë të tjera, iu përgjigj një situate potencialisht të zjarrtë duke “ushqyer” flakët, ndërsa para aktivistëve dhe politikanëve ekstremistë, ai u shfaq më i dobët se kurrë.

Njëqind ditët e para ishin koha kur Napoleoni u përpoq të rimerrte fronin e tij, nga ikja e tij nga Elba në Waterloo: një ogur i keq për njeriun që u përpoq të modernizonte Bonapartizmin në politikën franceze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN