26.07.2023 - 19:53
Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste që zgjati gati dy orë.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar më shumë punë terren.
“Duhet te punoni me shumë” mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje.
Gjatë kësaj mbledhje janë propozuar disa ndryshime:
Bledi Çuçi është propozuar kryetar i grupit parlamentar, duke marrë vendin e lënë vakant nga Bardhi.
Blendi Klosi është propozuar si sekretar i Përgjithshëm i PS, duke marrë vendin e lënë nga Damian Gjiknuri.
Çuçi u shkarkuar pak javë më parë nga posti i Ministrit të Brendshëm, post i cili u zevendësua nga Taulant Balla.