MENU
klinika

Mick rikthen 'në jetë' të atin

Me kokoren e Michael Schumacher në Goodwood

15.07.2023 - 13:54

Piloti i tretë i Mercedes, Mick Schumacher do t’i bëjë një nderim madhështor babait të tij, shtatë herë kampionit të botës Michael Schumacher, në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood këtë fundjavë. Gjatë këtij eventi, Schumacher do të adoptojë kaskën e kuqe dhe veshjen me firmën e babait të tij nga sezoni 2011, bën të ditur ekipi i Mercedesit në një deklaratë zyrtare për shtyp.

Të shtunën dhe të dielën, Mick Schumacher do t’i japë Mercedes W02 në rrugën e shkurtër të Goodwood, makinën e drejtuar nga Nico Rosberg dhe babai Schumacher në sezonin 2011. Me një motor Mercedes V8, audienca gjithashtu do të jetë në gjendje të shijojë tingullin e veçantë të F1. Pra, për të nderuar karrierën e suksesshme të babait të tij, Mick Schumacher do të veshë helmetën dhe kostumin e garave të babait të tij, Michael. Shtatë herë kampioni i botës, Michael prej 2014 është në koma pas aksidentit në pistën e skive në Zvicër.

Festivali i Shpejtësisë në Goodwood është një ngjarje vjetore për të apasionuarit pas sportit motorik. Makina garash nga të gjitha llojet e dekadave dhe klasave të ndryshme, bëjnë xhiro para mijëra spektatorëve gjatë kësaj ngjarje shumëditore.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës