MENU
klinika

"Lëvizjet e kryeministrit të Kosovës"

Mediat serbe: Kurti në konflikt me Ramën!

18.07.2023 - 10:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së fundmi ka blerë në Turqi dronë Bayraktar. Media serbe Alo.rs në një artikull kushtuar lëvizjeve të fundit të Kurtit raporton se Prishtina duke blerë armë, veçanërisht ato që mundësojnë sulme nga distanca e largët, kërcënon paqen në rajon.

Ministri i Mbrojtjes së Prishtinës, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Turqi, ku ka rënë dakord për detajet e blerjes së këtij lloji të armatimit. Një vit më vonë, dronët u dorëzuan në Prishtinë. ‘Bayraktar’ (Flamurtar) është një dron relativisht i lirë, që për herë të parë ka fluturuar më 2014. Përveç sulmeve të armatosura, funksionet e tyre kryesore janë misionet e zbulimit, vëzhgimit dhe zbulimit.

Dronët e ngritur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, bnë kufi me Serbinë shihen si një kërcënim. Ljuban Karan, një ish-oficer i kundërzbulimit ushtarak serb u shpreh për median serbe se Kosova do t’i përdorë ato dronë për të sulmuar qytetet serbe.

“Kosova kohëve të fundit po merr armë në mënyra të ndryshme. Po shpërndajnë armë me grushte. Ai që i armatos dhe që bën ushtri prej tyre ka synime armiqësore ndaj Serbisë“,-tha Karan.

Përpos blerjeve të Kurtit për përforëcimin e ushtrisë me armatura të reja, në artikullin e medias serbe preket mungesa e kryeministrit të Kosovës në samitin e mbajtur në Tiranë një ditë më parë nga homologu i tij Edi Rama, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Kurti në konflikt edhe me Ramën”, shkruan Alo.rs. Më tej në tekst thuhet se Kurti ka vendosur që ta injorojë thirrjen e Edi Ramës, ndaj planifikoi të dërgojë zëvendësin e tij Besnik Beslimin, por Rama e anuloi mikpritjen ndaj Beslimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!