MENU
klinika

Planet e çiftit për të bashkëjetuar

Megi Pojani formalizon lidhjen me futbollistin!

29.07.2023 - 11:55

Prej më shumë se një viti Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një lidhje dashurie. Dyshja u kap mat vitin e shkuar, teksa u fotografuan gjatë pushimeve të tyre.

Megjithatë, që atëherë asnjë foto e dyshes nuk kishte qarkulluar. Kur dukej se Megi dhe Endri po fshiheshin mirë për të jetuar në privatësi romancën e tyre dhe prej kohësh nuk jepnin shenja për lidhjen, në rrjet u publikuan foto të çiftit në kryeqytet.

Ka qenë “Iconstyle” që ka sjellë foto të çiftit nga e përditshmja e tyre në Tiranë. Dy të rinjtë dukeshin “të maskuar”, teksa donin t’i shpëtonin vëmendjes të syve të kureshtarëve, edhe pse duhet thënë nuk ia kanë dalë. Ndërkohë që dyshja e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Që pas mbylljes së kontratës në fund të sezonit në Turqi, futbollisti është kthyer në Tiranë, ku edhe ka formalizuar raportin me moderatoren. Çifti ka tashmë një lidhje të konsoliduar, ku gjërat janë bërë zyrtare edhe në familjet e tyre.

Nëse e ardhmja e afërt në karrierën e tij si futbollist do ta sjellë në Shqipëri, dyshja do të nisë edhe bashkëjetesën. E nëse Çekiçi do të zgjedhë një skuadër jashtë vendit, sërish ata do ta jetojnë këtë histori në distancën. Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij.

E këtë sezon veror, të shpeshta kanë qenë takimet e tyre në Tiranë, ku prezentë në shumë raste kanë qenë edhe familjarët e dyshes, duke e çuar kështu këtë lidhje në një tjetër nivel. Më herët, futbollisti në intervistat e dhëna është ngacmuar edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin.

Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.

Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje. Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit.

Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit. Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij.

E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti. Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.

E ftuar në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi.

“Je ‘single’ dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

megi pojani5

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Në atë kohë, Megi ishte e angazhuar si konkurrente në “Dancing with the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Endri vijonte angazhimin e tij në skuadrën e Konjas në Turqi, çfarë e bën të pamundur lëvizjen e tij për të takuar partneren. Duket se largësia ka sjellë edhe problemet e para në historinë e shkurtër të dy të rinjve. E kjo krisje ka shkuar deri aty, sa Megi doli në emision dhe pranoi se ishte “single”.

Por, çifti ende ndiqej në rrjetet sociale, çfarë nënkuptonte se kishte shpresa për një ribashkim, pavarësisht tensioneve të shumta. Sakaq Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS”, i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare”.

“Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehej Megi.

Por, krisja mori fund, kur vetëm moderatorja publikoi në rrjetet sociale një foto ku shihen dy filxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë”. Zërat për këtë lidhje nisën pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

Në rrjetet e saj sociale aktorja i ka bërë lëmsh të gjithë ndjekësit e saj me postimet e fundit. Ajo ka publikuar një foto ku ndodhet brenda në makinë dhe shkruan: “Për pak humba fluturimin, sepse po ‘kapja’ ndjenjat”.

Dhe me këtë deklaratë, Pojani i bëri të gjithë të mendojnë se në një farë mënyre konfirmoi romancën e saj të shumë përfolur me futbollistin Mirëpo pas këtij postimi, i menjëhershëm ka qenë dhe “sqarimi” i deklaratës së mëparshme.

Megi duket se vendosi pikat mbi “i”, teksa u shpreh se publiku nuk do të shikojë asnjëherë një “Megi të dobët”. Tashmë ditët e vështira të tyre kanë mbetur pas, pasi prej muajsh dy të rinjtë janë të pandarë teksa shijojnë kohën e lirë në Tiranë, si dhe bregdetin e vendit tonë, këtë herë më të sigurt në lidhjen e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ringjallem pas 4 ditësh lëngimesh në shtrat"

Çfarë i ndodhi Megi Pojanit?