18.07.2023 - 14:48
Nxënësit e Shkollës së Baletit dhe Liceu Artistik “Jordan Misja” po marrin pjesë në disa shfaqje në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma të Italisë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vlerësoi performacën e nxënësve, të cilët me shfaqjet e tyre po transmetojnë vlerat dhe kulturën shqiptare në Itali.
“Me nxënësit tanë artistë të talentuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik “Jordan Misja” të cilët po shkëlqejnë në skenat italiane, ku me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve në Parma.”