Ministrja Kushi ndan 2 lajme të mira për kampionin special në not. Në tetor Gersi fillon studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, si dhe do të jetë zëri i shumë nxënësve me aftësi ndryshe në Parlamentit të Nxënësve
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi priti sot në MAS sportistet Gersi Troka dhe Adi Sula që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023. Gersi Troka u shpall kampion bote në not, ndërsa Adi Sula fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në peshëngritje.
Gjatë bashkëbisedimit me sportistët, ministrja e arsimit shprehu mbështetjen e saj gjithë nxënësit apo studentët me aftësi ndryshe. Por përmes një postimi në rrjete sociale, znj.Kushi ndau 2 lajme të mira për kampionin special në not.
“Në datën 2 tetor këtë vit Gersi do të fillojë studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, duke realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha për të cilën është përpjekur kaq shumë dhe që e meriton plotësisht.
Gjithashtu këtë vit shkollor, ai do të jetë edhe ✅️ deputet nderi i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025, duke sjellë në MAS zërin e shumë nxënësve me aftësi ndryshe.”
Postimi i plotë i ministres
Sot dua të ndaj me ju dy lajme shumë të mira për 🏆Gersi Trokën, kampionin botëror të 🏊♂️ notit që na bëri të gjithëve krenarë me 🥇medaljen e parë të arit për 🇦🇱 Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në 📍 Berlin 2023.
✅️ Në datën 2 tetor këtë vit Gersi do të fillojë studimet e larta në 📍 Universitetin e Sporteve të Tiranës, duke realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha për të cilën është përpjekur kaq shumë dhe që e meriton plotësisht.
Gjithashtu këtë vit shkollor, ai do të jetë edhe ✅️ deputet nderi i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025, duke sjellë në MAS zërin e shumë nxënësve me aftësi ndryshe.
Mbështetjen tonë do ta ketë edhe 🏋♂️peshëngritësi Adi Sula, i cili fitoi 2 medalje argjendi 🥈🥈dhe 2 medalje bronzi 🥉🥉në Lojërat Olimpike Speciale, e po ashtu edhe të gjithë nxënësit apo studentët me aftësi ndryshe, sepse tashmë kemi nisur punën për përfshirjen e “Special Olympics” dhe “Paralympics” në 📃 Ligjin për Sportin.
Faleminderit Roland Hysi dhe Special Olympics Albania për të gjithë punën dhe përkushtimin në këtë mision! 🙏
#KrenarePërSportistëtTanë ❤️🏆