MENU
klinika

"Kush deshi erdhi..."

Mungesa e Kurtit në samit, ja si e komenton Rama

17.07.2023 - 19:11

ryeministri Edi Rama nuk e komentoi gjatë mungesën e kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm me liderët e Ballkanit Perëndimor.

‘A ju vjen keq që nuk ishte vëllai juaj i vogël Kurti?’- ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit gjatë takimit me gazetarët.

Rama iu përgjigj: “Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”.

Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Samiti i BE në Tiranë i jep goditje fatale nismës ‘Ballkani i Hapur’”

Berisha tregon dy anët e medaljes së protestës më 6 dhjetor