Shkrimtari me origjinë çeke Milan Kundera, autor i romanit “Lehtësia e padurueshme e qenies” ka vdekur, tha të mërkurën biblioteka çeke që strehon koleksionin e tij personal. Ai ishte 94 vjeçar.
“Milan Kundera vdiq dje në Paris pas një sëmundjeje të gjatë”, tha Anna Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës Moraviane (MZK).
Kundera lindi në qytetin çek të Brno-s, por emigroi në Francë në 1975 pasi u përjashtua për kritikat e pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968.
Ai fitoi vlerësime për stilin e tij që përshkruante tema dhe personazhe që lundronin midis realitetit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe botës së lartë të ideve, shkruan Reuters.
Ai rrallë jepte intervista, duke besuar se shkrimtarët duhet të flasin përmes punës së tyre.
Romani i tij i parë “Shakaja” u botua në vitin 1967 dhe ofroi një portret të ashpër të regjimit komunist Çekosllovak.
Puna ishte një hap i parë në rrugën e Kunderës nga anëtar partie në disident në ekzil.
Ai i tha të përditshmes franceze Le Monde në vitin 1976 se t’i quash veprat e tij politike do të thoshte thjeshtim i tepërt, dhe për rrjedhojë errësimi i rëndësisë së tyre të vërtetë.