MENU
klinika

Berisha i bën thirrje SHBA

“Ndalojeni turin e Ramës, po përçan shqiptarët dhe rajonin e Ballkanit”

05.07.2023 - 17:33

Tirana dhe Prishtina zyrtare janë futur në një kurs përplasjeje. Klima jo e mirë mes dy liderëve kulmoi sot me deklaratën e Albin Kurtit që tha se refuzon që të takojë Edi Ramën nesër në Prishtinë në kuadër të turit në Ballkan. Për gjithçka që po ndodh mes shqiptarëve në Ballkan, Sali Berisha fajësoi Edi Ramën dhe kishte një thirrje për partnerët.

“Lidhur me zhvillimet e sotme midis Tiranës dhe Prishtinës, Partia Demokratike i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar, BE, SHBA, NATO-s të ndalojnë veprimtarinë përçarëse konfliktndjellëse të Edi Ramës në rajon.

Ky autokrat që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë, dhe të vetmin në Europë dhe pas ardhjes së tij në pushtet, ka bërë përpjekje të hapura për ndarjen e Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç. Edi Rama, për 4 vite me radhë u bë promtor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit, duke tundur me fanatizëm flamurin e serbomadhisë së Ballkanit të Hapur të Aleksandër Vuçiç.

Ai iu kundërvu haptas, nga samiti në samit procesit të Berlinit, dhe mbrojti për 4 vite me radhë me fanatizmin e një vasali projektin e hegjemonisë serbe dhe ruse në Ballkan. Edi Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon, dhe midis shqiptarëve.

Ai kërkon që për të shpëtuar lëkurën e tij të flasë në emër të BE për procesin e Berlinit, atyre që 4 vite me radhë e mbrojtjen këtë proces nga sulmet e Ramës dhe padronit të tij, Vuçiç. PD dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës” tha ai.

Teksa ka ‘harruar’ se SHBA e ka shpallur person ‘non grata’ familjarisht Berishen, lideri i Rithemelimit, me sa duket eshte shume i pezmatuar per turin e Rames ne rajon per samitin e Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane, dhe kerkon me cdo kush qe ta pengoje.