MENU
klinika

EURO 2024

Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri

25.07.2023 - 16:43

Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, që ishte planifikuar të luhej në ora 20:45 të datës 17 nëntor. UEFA ka pranuar kërkesën e palës moldave, që kishte rënë ndërkohë dakord në parim edhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar orarin e fillimit të kësaj ndeshjeje nga 20:45 në 18:00 (sipas orës lokale europiane).

Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin E në këto kualifikuese, ku veç Moldavisë, Polonia, Republika Çeke dhe Ishujt Faroe janë kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve. Shqipëria renditet aktualisht në vendin e dytë të grupit E, pas tre ndeshjeve të luajtura, ku ka siguruar dy fitore përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa ka humbur përballjen e parë me Poloninë.

Në muajin shtator, kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje vendimtare për këto kualifikuese, kundër Republikës Çeke (7 shtator) në transfertë dhe Polonisë (10 shtator) në stadiumin ‘Air Albania’.

Më 12 tetor, ekipi kuqezi do të presë në shtëpi çekët, me sfidën që është planifikuar të nisë në ora 20:45. Po në tetor, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë. Kjo sfidë është planifikuar të luhet më 17 tetor në stadiumin ‘Air Albania’.

Në muajin nëntor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të luajnë dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë. Shqipëria udhëton fillimisht drejt Moldavisë më 17 nëntor, me sfidën që nis në ora 18:00, teksa do ta mbyllë këtë fushatë kualifikuesesh në shtëpi më 20 nëntor në orën 20:45.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës