Armando Broja vijon fazën e rikuperimit dhe nuk është ftuar nga Pochettino në turneun amerikan të Chelsea-t. Sulmuesi i Kombëtares vuan një problem në gju dhe pas operacionit u bashkua për disa ditë me ekipin, teksa tanimë vijon fazën e rikuperimit në Londër.
Me kontratë deri në 2028, djaloshi kuqezi mund të jepet në huazim te West Ham po në Premier League. Veç ekipit, Broja nuk do ndërronte qytet, ndërsa do kishte më shumë minuta në fushë. Edhe pse Pochettino e konsideron si pjesë të rëndësishme të skuadrës, shqiptari për shkak të dëmtimit do duhet të marrë më parë veten dhe sigurisht të jetë pjesë e fushës.
Nëse Broja do kalonte te West Ham, kjo do i hapte rrugë edhe kalimit të sulmuesit të tyre te Roma. Scamacca është dëshirë e hershme e Romës, me Mourinhon që ka kërkuat lojtarin e West Ham.