Tensionet në veri si duket po rriten ditët e fundit dhe në raport me Shqipërinë pas vizitës së Ramës me turin ballkanik.
Nënkryetari i LDK-së ka komentuar ndaj masave të vendosura Kosovës ndaj BE-së, duke I komentuar si jo të drejta për një popull pro-europianë, të ketë më pas pasoja për shkak të qeverisjes vendore.
Më tej ai nënvizoi se Kurti do të bëjë dy hapa mbrapa në lidhje me vendimet e tij, por ama do të lërë pasoja më pas.
“Nuk e di se sa do i rezistojnë zyrtarët sanksioneve të vendosura nga BE. Kjo nuk do të kalojë pa efekt. Kjo do të ishte shqetësuese. LDK-ja është e shqetësuar nga paralajmërimi për masa kolektive. Është e padrejtë që një popull pro-europianë dhe pro-amerikanë, me pas pasoja për një qeverisje vendore. Ne do të bëjmë çdo gjë që të evitojmë sanksionet politike dhe LDK-ja nuk do të ndalet. Pasojat e sanksioneve do të bien mbi Kurtin. Ne do të nisim mobilizimin.
Kurti po lakohet si kryeministër që me kokfortësinë e tij që po shkakton tensione në politikë. Burimi i tensionit është Beogradi e jo Prishtina por po lexohet ndryshe. Unë jam i bindur që Kurti do të bëjë hapa mbrapa por do të lë pasoja”- tha ai.