MENU
klinika

Gara për kreun e PD

Nga qarku Berat e deri në Kurbin, Basha kryeson me mbi 80% të votave

29.07.2023 - 20:44

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Nga 25 mijë anëtarë të thirrur të votojnë deri në orën 17:00, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve të kësaj partie, Jemin Gjana deklaroi se kishin votuar 13 700 anëtarë.

Në Delvinë mësohet se nga 366 votues, kanë votuar 194 prej tyre.

Nga këto vota, ish-kreu i PD Lulzim Basha mori 150 vota, ndërsa Gjergji Hani ka marrë 38 vota.

Sakaq të pavleshme kanë rezultuar 6.

Bashkia Dimal

Nga 216 anëtarë votuan 183

Lulzim Basha ka marrë 177 vota

Gjergji Hani 2 vota

4 të pavlefshme

Bashkia Skrapar

Nga 134 anëtarë votuan 116

Lulzim Basha ka marrë 101 vota

Gjergji Hani 15 vota

Bashkia Poliçan

Lulzim Bashaka marrë 169 vota

Gjergji Hani ka marrë 12 vota

Rezultatet në Kurbin:

Basha 473 vota

Gjergj Hani 35

4 të pavleshme

Përmet:

Basha-63

Gjergji Hani: 18

Gramsh:

Basha-21 vota

Gjergji Hani: 11

Nderkohe qe eshtë mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD-së në të 5 bashkitë e qarkut të Beratit.

Në garë janë ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

Në PD Berat kanë votuar 221 nga 319 anëtar me te drejtë vote. Nga 221 vota, Basha ka marrë 191 vota dhe Hani ka marrë 23 vota, 7 vota ishin të pavlefshme.

Në PD Dimal kanë votuar 183 nga 216 votues. Basha ka marrë 177 vota dhe Hani ka marrë 2 vota, 4 vota ishin të pavlefshme.

Në PD Skrapar kanë votuar 116 nga 134 votues. Basha ka marrë 101 vota dhe Hani ka marrë 15 vota.

Në PD Poliçan kanë votuar 220 nga 300 votues. Basha ka marrë 194 vota dhe Hani ka marrë 22 vota, 4 vota kanë qënë të pavlefshme.

Në PD Kuçovë kanë votuar nga 193 nga 275 votues. Basha ka marrë 175 vota dhe Hani ka marrë 15 vota, 3 vota kanë qënë të pavlefshme.