Është zbardhur kalendari për sezonin e ardhshëm 2023-24 në Serinë A të futbollit në Itali, i cili do të nisë fundjavën e datës 20 gusht 2023 dhe do të përfundojë më 26 maj 2024.
Kampionët në fuqi, Napoli e nis mbrojtjen e titullit nga Frosinone, me ndeshjet e para që përfshijnë gjithashtu Bologna – Milan, Udinese – Juventus dhe Inter -Monza.
Ndryshe nga vitet e tjera, Lega ka vendosur se nuk do ketë pushim dimëror në Serie A dhe do të luhet mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në Serinë A 2023/24 do të ketë vetëm një raund në mesjavë, i caktuar për në 27 shtator (raundi e 6-të), dhe siç u përmend nuk do të ketë pushim dimëror. Në vend të kësaj, do të ketë katër ndalesa për ekipet kombëtare. Më 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.
DERBI
– Inter-Milan 17/09/2023 (java e 4-t); Milan-Inter 21/04/2024 (ndeshja e 33-të)
– Juventus-Torino 08/10/2023 (java e 8-të); Torino-Juventus 14/04/2024 (java e 32-të)
– Lazio-Roma 11.12.2023 (java e 12-të); Roma-Lazio 07/04/2024 (ndeshja e 31-të)
DERBI ITALIAN
– Juventus – Inter 26/11/2023 (ndeshja e 13-të)
– Inter – Juventus 04/02/2024 (java e 23-të)
PIOLI VS ALLEGRI
– Milan – Juventus 22/10/2023 (java e 9-të)
– Juventus – Milan 28.04.2023 (java e 34-të)
MOURINHO VS GARCIA
– Roma – Napoli 23/12/2023 (java e 17-të)
– Napoli – Roma 28.04.2023 (java e 34-të)
Java e parë e Serie A:
Bologna-Milan
Empoli-Verona
Frosinone-Napoli
Genoa-Fiorentina
Inter-Monza
Leçe-Lazio
Roma-Salernitana
Sassuolo-Atalanta
Torino-Cagliari
Udinese-Juventus