MENU
klinika

Mbledh Kryesinë e partisë

Një ditë pasi fitoi zgjedhjet për kreun e PD, Lulzim Basha bën lëvizjen e parë

30.07.2023 - 09:53

Një ditë pasi u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar lëvizjen e radhës. Sot ai do të zhvillojë një mbledhje me kryesine e PD.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 20:00 në zyrtat e PD zyrtare.

Kujtojmë që Lulzim Basha fitoi përballë rivalit të tij Gjergj Hani, duke marrë mbi 16 mijë vota nga anëtarësia.

Menjëherë sapo u shpall fitues, Basha mbajti një fjalim para demokratëve, duke thënë se ata provuan se janë në gjendje për një tjetër betejë në të mirë të Shqipërisë.

“Besimi në një projekt politik do të sjellë ndryshimin njëherë e mirë të shqiptarëve. Demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme se jemi në gjendje t’i përvishemi një tjetër beteje, në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme. Le ta nisim këtë rrugë pa cinizëm e dashakeqësi ndaj askujt”, është shprehur ndër të tjera Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN