MENU
klinika

Ja çfarë ka bërë Margot Robbie sipas specialistes!

Operacione plastike për t’u dukur si kukulla Barbie?!

23.07.2023 - 13:28

Margot Robbie është kudo këto ditë pasi filmi i shumëpritur i Barbie më në fund doli në kinema dhe po ecën shumë mirë. Ndërkohë, disa thonë se Margot duhej të bënte disa ‘punë’ për të luajtur rolin e “Barbie”.

Margot Robbie thuhet se ka kryer lloje të ndryshme të operacioneve plastike. Dana Omari Harrel , një specialiste e procedurave dhe mjekësisë kozmetike publikoi së fundmi në Instagram një seri fotografish dhe shpjegimesh të asaj që ajo beson se Robbie ka kryer në mënyrë që ajo të portretizojë “Barbie”.

Sipas Omarit, Robbie bëri transformime ‘të mëdha’ duke lavdëruar punën e shkëlqyer që kishte bërë.

Edhe pse Omari tha se kishte bërë disa ndërhyrje, ajo ishte shumë mbështetëse dhe madje e emocionuar për aktoren duke thënë se ajo “duket ende natyrale pas “punës së jashtëzakonshme”.

Omar tha: Ajo ka mbushës në sy ose shtim tjetër, një ngritje minimale të vetullave, zmadhimin e faqeve, heqjen e dhjamit bukal, mbushës buzësh, ka zvogëluar gjerësinë e vrimave të hundës.”

Ajo tha gjithashtu se Margot kishte bërë edhe pak Botox “aq sa për t’u zbutur, por jo aq sa për të parandaluar lëvizjen”.

Harrell foli edhe për një video të Lorry Hill e cila është gjithashtu një tjetër eksperte e transformimit të të famshmëve. Hill postoi një video në kanalin e saj në YouTube, ku gjithashtu zbërthen çdo procedurë sipas vitit dhe llojin e operacionit që iu nënshtrua Margot, duke ndarë fotot para dhe pas.