MENU
klinika

“Eksperienca jonë të vlejë për Kosovën”

Osmani: Humbëm shansin të jemi pjesë e BE

01.07.2023 - 17:24

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është shprehur se Kosova nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim siç bëri para 20 vitesh Maqedonia e Veriut duke mos pranuar marrëveshjen me Greqinë .

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se para 20 vitesh humbën mundësinë për të qenë pjesë e BE.

“Maqedonia e Veriut para 20 vitesh në raport me Greqinë duke menduar se ne jemi në të drejtë tentuan ta bindim botën se ne jemi në të drejtë dhe Greqia është gabim dhe nuk pranonim një marrëveshje për ulje në tavolinë.

Humbën 20 vite, humbëm një gjeneratë që ikën nga Maqedonia e Veriut dhe nuk e di nëse do kthehen më, humbëm shansin që të jemi pjesë e BE bashkë me Slloveninë dhe Kroacinë asaj kohe dhe përsëri u ulëm me Greqinë dhe gjetëm një zgjidhje që është më e vështirë sesa ofertat që kishim para 20 vitesh.

Ne kemi një qasje tjetër që mund të duket e çuditshme. Duhet të mësojmë nga shembulli jonë dhe të mos përsërisim gabimet tona”- tha ai.