MENU
klinika

Zekic projekton formacionin

Partizani largohet nga Shqipëria për Champions League

17.07.2023 - 13:13

BATE Borisov – Partizani është ndeshja e kthimit për turin e I kualifikues të Champions League. Dueli do zhvillohet nesër (e martë) në 20:00, në stadiumin e Mezokovezd në Hungari, kjo pasi ekipet bjelloruse nuk mund t’i zhvillojnë përballjet në vend, pas dënimit nga UEFA për mbështjetjen e agresionit rus në Ukrainë.

Ndeshja e parë mes tyre në “Air Albania” përfundoi 1-1, ndërsa dueli i së martës do luhet në një atmosferë të akullt, kjo pasi nuk do ketë tifozë në stadium. Kampionët e Shqipërisë lanë këtë mëngjes Tiranën dhe tanimë janë në Hungari. Trajneri Zekic e ka në mendje formacionin, me skemën që do jetë sërish 4-3-3. Do jetë ndeshja e së martës ajo që do vendosë skuadrën që do kalojë në turin e dytë të Champions League.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Qirko; Hadroj, Sota, Saliou, Atanaskoski; Mehmeti, Murataj, Rrapaj; Da Silva, Cara, Mba Trajner: Zoran Zekic

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës