Pas humbjes 2-0 me BATE Borisov në turin e I të Champions League, Partizani e sheh veten jashtë kompeticionit më të vlefshëm në Evropë. Humbja në Hungari ishte e pamerituar, për vetë rastet e shumta që krijuan kampionët e Shqipërisë.
Tanimë “Demat” do luajnë në turin e dytë të Conference League, me Atletic D’Escalante që është kundërshtari i të kuqve. Skuadra nga Andorra u eliminua në turin paraeliminator të Champions, teksa ka gjetur Partizanin në Conference League.
Ndeshja e parë do luhet në Andorra, teksa është programuar për më 25 korrik në orën 19:00. Ende nuk është caktuar data për ndeshjen e kthimit, me të kuqtë që kërkojnë të vijojnë më tej duke parë edhe kundërshtarin që kanë përballë.