MENU
klinika

'Kriza në vend po thellohet'

Sanksionet/ PDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit

10.07.2023 - 11:59

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kështu është shprehur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ky Kuvend nuk e meriton as edhe një ditë të vetme të shfrytëzoj taksat e qytetarëve kur është kaq jofunksional. Si grup parlamentar i PDK-së dhe si parti tashmë kemi një vendim ku ne kërkojmë që ky Kuvend jofunksional i cili po i shkakton më shumë dëm kësaj Republike sesa po ndihmon në një qeverisje të mirë, duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë edhe mundësinë kryeministrit nga java e kaluar ose ta shpërbëj Kuvendin ose të japë dorëheqje, dhe koha është që vendi ynë të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, tha Tahiri.

Ai shtoi se kriza në vend po thellohet çdo ditë e më shumë dhe se Kosova po sanksionohet nga SHBA-ja dhe BE-ja. Tahiri gjithashtu bëri të ditur se si grup parlamentar nuk do të votojnë asnjë marrëveshje në Kuvend.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin