MENU
klinika

Shton atmosferën e hareshme të pushimeve

Për herë të parë në Pogradec, maratona e bebeve

29.07.2023 - 12:48

Në Pogradec u zhvillua maratona e bebeve 6 deri në 15 muajsh, një aktivitet që solli atmosferë të gëzueshme në qytetin në breg të liqenit që në këta muaj vere është i mbushur plot me vizitorë vendas dhe të huaj.

Me një gjatësi piste 4 metra, nuk ishin të paktë bebet që e përshkuan nën thirrjet nxitëse të prindërve dhe kuriozëve që kishin mbushur sheshin qendror të qytetit, tek Odeoni.

Organizimi i bashkisë së Pogradecit dhe Marathon Enkelana rezultoi i suksesshëm në pjesëmarrje dhe në atmosferë duke ofruar atmosferë të hareshme për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël.

Bashkia e Pogradecit ka menduar kalendar aktivitetesh për sezonin veror si një ofertë më shumë gjatë sezonit turistik që i shtohet liqenit, ajrit të pastër dhe peizazheve të pakrasueshme të rrethinave.

Mjeshtrja e Sporteve, Pavlina Evro ndau edhe certifikatat për bebet pjesëmarrës që ishin të gjithë fitues. Maratona e bebeve u mbajt në kuadër të edicionit të 2-të të Marathon Enkelana.