MENU
klinika

Garon edhe kampioni Abakarov

Përfaqësojnë Shqipërinë në mundje, Dudaev kalon në gjysmëfinale!

13.07.2023 - 17:41

Po zhvillohet në Budapest turneu i mundjes “Polyak Imre dhe Varga Memoria”, ku marrin pjesë edhe dy përfaqësuesit e Shqipërisë. Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov kërkojnë të ngrejnë lart flamurin kuqezi, me çeçenët e natyralizuar në shqiptarë që e kanë nisur mbarë këtë event.

Islam Dudaev mundi dy kundërshtarët në peshën deri në 65 kilogramë, për të kaluar në gjysmëfinale. Fillimisht sportisti u imponua ndaj argjentinasit Agustin Alejandro dhe më pas mundi në çerekfinale francezin Khamzat Arsemezouev.

Në përballjen e fundit, Dudaev fitoi 11-0 duke dominuar kundërshtarin dhe tanimë po pret të mësojë rivalin për në fazën e radhës. Veç tij, në garë është edhe Zelimkhan Abakarov, që përfaqëson Shqipërinë në peshën deri në 61 kilogramë dhe është kampion i Europës.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës